Politike

Rama mbledh socialistët: Fushata mbyllet në Vlorë, më 30 qershor s’do preket vota

24 Qershor 2019, 07:24 Nga DOSJA
Rama mbledh socialistët: Fushata mbyllet në Vlorë, më 30

TIRANEDitën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka dhënë porositë e fundit 6 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen me socialistët Rama ka theksuar se në këto zgjedhje duhet të respektohet Kodi Zgjedhor. Sipas tij kush prek votën dhe e manipulon atë do të përballet me ligjin. Ai ka njoftuar se mitingu përmbyllës i fushatës së PS-së do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.

“Do kemi proces zgjedhor me standarde. Mitingun përmbyllës do ta zhvillojmë në Vlorë. Të dokumentohet çdo incident. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe e manipulon atë do të përgjigjet para ligjit. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. ”, është shprehur Rama ndër të tjera gjatë mbledhjes.

Kolegji Zgjedhor pritet të të vendosë për sot për dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve e 30-qershorit. Dekreti i Metës provohet për herë të parë nga një institucion në mungesë të gjykatës Kushtetuese. Idajet Beqiri, është sprova e mazhorancës. Ai kërkoi ç’regjistrimin e tij nga zgjedhjet, dhe KQZ e la topin në derën e Kolegjit Zgjedhor.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet e 30 qershorit edi rama zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2019, 20:13

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat ...