Politike

Zgjedhjet/ Flet prokurori që prangoi Fatos Nanon: Pse Kolegji Zgjedhor duhet të anulojë 30-qershorin

24 Qershor 2019, 07:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Flet prokurori që prangoi Fatos Nanon: Pse Kolegji Zgjedhor

Tiranë- Fatos Dervishi, prokurori i cili prangoi ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nanon, ka reaguar së fundmi në lidhje me situatën për zgjedhjet e 30-qershorit. Ai shprehet në reagimin e tij në Facebook  se e 30 qershorit janë të pavlefshme pas vendimit të presidentit Meta. Sipas tij  në momentin që një dekret botohet në Fletoren Zyrtare, është ligj dhe menjëherë duhet të zbatohet.

Reagimi: 

Po lexoja qe neser Kolegji Zgjedhor (i ngritur mbi bazen e Ligjit Zgjedhor) do te marre per shqyrtim kerkesen e nje subjekti Zgjedhor. Me erdhi cudi sepse Presidenti i Republikes dekretoj anullimin e zgjedhjeve vendore te parashikuara per tu mbajtur ne daten 30 Qershor 2019.  Meqenese Dekreti per anullimin u botua ne Fletoren Zyrtare ne daten 11 Qershor 2019, athere ne Shqiperi nuk ka zgjedhje me daten 30 Qershor 2019. Dekreti ne momentin qe shpallet ne Fletoren Zyrtare eshte ligj dhe duhet menjehere te zbatohet sic do ligj tjeter.  Cdo veprim mbas anullimit te zgjedhjeve do te vinte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Republikes. Kolegji Zgjedhor  ne kete moment nuk ka tagra juridike te gjykoje asnje lloje ceshtje qe lidhen me zgjedhjet, sepse nuk ka te tille.

Cdo veprim qofte KQZ apo Kolegji Zgjedhor duhet te pushojne cdo aktivitet Zgjedhor te parashikuar pasi Ekziston nje  Dekret i botuar ne Fletoren Zyrtare qe anullon Zgjedhjet e Dates 30 Qershor 2019.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos dervishi kolegji zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit fatos dervishi kolegji zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2019, 20:13

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat ...