Politike

Vakancat në Këshillin e Mbikëqyrjes së BSH, 17 kandidatë, mes tyre Angjeli dhe Mesi

21 Dhjetor 2021, 18:12 Nga DOSJA
Vakancat në Këshillin e Mbikëqyrjes së BSH, 17

TIRANË – 17 kandidatë garojnë për dy vendet bosh në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Dy emrat më të njohur janë ish-deputeti dhe ish-ministri Anastas Angjeli dhe ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.

Gjatë seancës së sotme, Angjeli mori mbështetje nga deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho për anëtar të Këshillit Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.

Gazetarja Eliza Gjediku shkruan për Shqiptarja.com se janë zhvilluar deri tani 7 seanca për prezantimin e kandidatëve në Komisionin e Ekonomisë. Në mbledhjen e sotme të komisionit u prezantuan dhe kandidatët e tjerë:  Natasha Ahmataj (kërkon mandat të dytë); Emis Çerava, Sekretar i Përgjithshë i KLP-së; Rezarta Bitri Juriste; Artur Mamadhaj, Drejtor i Departamentit të Auditit në KLP; Blendi Sema, fusha e mikrokredisë; Onorina Jata, sistemi bankar dhe Diana Dervishi, Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës.

Komsioni i Ekonomisë do të vazhdojë nesër me seancën dëgjimore të kandidatëve të tjerë: Marta Muço, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti dhe Manuela Tandini.

SHIKO DHE KËTË:

Këshilli Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë! Kandidon Angjeli, Spaho i jep mbështetjen

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike anastas angjeli banka e shqipërisë komisioni i ekonomise senida mesi anastas angjeli banka e shqipërisë komisioni i ekonomise senida mesi

Sondazh

Poll