Politike

VD-Basha: Brenda dhjetorit padi për fondet e tërmetit dhe ligjin për bashkëqeverisje

21 Dhjetor 2021, 14:20 Nga DOSJA
VD-Basha: Brenda dhjetorit padi për fondet e tërmetit dhe ligjin

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të depozitojë padi në Gjykatën Kushtetuese për fondet e rindërtimit dhe për ligjin për bashkëqeverisje. Përpara gazetarëve, Basha tha se Partia Demokratike ka grumbulluar prova për keqpërdorimin e fondeve të tërmetit dhe se të gjitha do të depozitohen në GJK. 


“Rama ka bërë një sërë manovrash me anë të cilat kanë mundësuar që fondet që duhet të shkonin në drejtim të pasojave të tërmetit të shkojnë në duart e pak njerëzve. Kështu është krijuar një aferë e tmerrshme korruptive. Gjithçka është e dokumentuar nga se si janë keqpërdorur, por GJK ka gjykuar se pala tjetër nuk legjitimojë si palë. Prandaj ju siguroj se brenda dhjetorit, do të depozitojmë në Kushtetuëse dosjen e plotësuar me fakte shtesë sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Gjithashtu dhe për ligjin e bashkëqverisjes,”- tha Basha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha u largua nga selia e PD, Basha del në konferencë për gazetarët

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021

Sondazh

Poll