Aktualitet

Berisha: Fatjoni që theu derën ka kaluar netë të tëra në çadër me Lul Bravën

21 Dhjetor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Berisha: Fatjoni që theu derën ka kaluar netë të tëra

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se personi që shkelmoi dhe theu sot derën e selisë qendrore të Partisë Demokratike, Fatjon Dauti ka njohje me kryedemokratin Lulzim Basha.

I ftuar në “Pushteti” në FaxNews, Berisha tha se nuk ka dijeni për precedentët penalë të Dautit, por se ky i fundit ka qenë me Bashën në çadrën e ngritur në vitin 2017. Lideri historik i PD-së tha më tej se i kanë dërguar foto e video ku shihet Dauti me Bashën. 

“Unë kam një shoqëruese, personi që theu derën është një militant i Partisë Demokratike, sipas mediave ka precedentë në Britaninë e Madhe, nuk e di, nuk e njoh. Ai ka një familje thellësisht të persekutuar në Has dhe netë të tëra i ka kaluar në çadrën e lirisë. Më kanë dërguar foto e video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Do them një gjë, nuk i di veprat penale dhe nuk kam asnjë dijeni por sot për sot kam arritur në përfundimin se dy kriminelët më të mëdhenj janë Edi Rama dhe Lulzim Basha,”- tha Berisha ndër të tjera. 

(F./mdosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike fatjon dauti sali berisha fatjon dauti sali berisha

Sondazh

Poll