Aktualitet

EMRI/ 54-vjeçari dhunon dhe i vjedh portofolin burrit në Divjakë

21 Dhjetor 2021, 18:34 Nga DOSJA
EMRI/ 54-vjeçari dhunon dhe i vjedh portofolin burrit në

DIVJAKË– Një 54-vjeçar i identifikuar si Edmond Gjini, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur një portofol. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 54-vjeçari i ka marrë me dhunë portofolin me një sasi parash brenda një 56-vjeçari me inicialet Ll. M.. 

Njoftimi i policisë Divjakë: I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta, Policia identifikon, kap dhe arreston autorin. Pas marrjes së denoncimit nga shtetasi Ll. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, se një shtetas i kishte marrë me dhunë portofolin me një sasi parash, duke e goditur me sende të forta deri në humbjen e ndjenjave, menjëherë shërbimet e Policisë Divjakë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edmond gjini edmond gjini arrestohet edmond gjini edmond gjini

Sondazh

Poll