Aktualitet

Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës, dy pasagjere dërgohen në spital

21 Dhjetor 2021, 20:33 Nga DOSJA
Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës, dy pasagjere

TIRANË – Një aksident me 3 makina u shënua mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Sipas policisë, dy pasagjeret në njërin prej automjeteve E.H. dhe S.H. janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spita;. Për fatin e mirë, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 21.12.2021, rreth orës 19:55, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti, janë përfshirë në një aksident 3 mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i trefishtë aksident ne tirane-durres aksident i trefishtë aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll