Aktualitet

Berisha hyn me forcë në PD, shkelmohet dera, PARALAJMËRIMI: Basha do shkarkohet!

21 Dhjetor 2021, 11:49 Nga DOSJA
Berisha hyn me forcë në PD, shkelmohet dera, PARALAJMËRIMI: Basha

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hyrë me forcë në selinë e Partisë Demokratike, duke thyer derën e një prej sallave të mbledhjeve. Bashkë me disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Berisha tha se kryedemokratit Lulzim Bashës do t’i depozitohet një shkesë për shkarkimin e tij nga posti. Por gjithashtu paralajmëroi kryedemokratin që të mos guxojë të kundërshtojë vendimin e referendumit të mbajtur më 18 dhjetor, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së. Gjithashtu Berisha, në fjal ën e tij ftoi deputetët e tjerë të PD që deri më tani nuk i janë bashkuar aksionit të tij, që të shkojnë në zonat e tyre zgjedhore dhe të shohin e verifikojnë listat e demokratëve që kanë votuar për shkarkimin e Bashës. Ndërkohë që ndër të tjera në fjalën e tij, ish-kryeministri i vendit, dënoi dhunën e pretenduar nga Policia e Shtetit, ndaj protestuesve të djeshëm që kundërshtuan nismën “Ballkani i Hapur”. Pa përmendur emra, Berisha drejtoi gishtin nga drejtuesit e Komisiariatit nr.2 në Tiranë, të cilët sipas tij, kishin dhënë urdhër për keqtrajtimin e protestuesëve. Pas përfundimit të konferencës për mediat, Berisha u largua nga selia blu, por pa bërë me dije hapin e radhës kundër Bashës. Ky i fundit, edhe sot, njëjtë si herën e parë, ndodhej në një mbledhje me eksponentë të Partisë Demokratike, duke mos e prishur për asnjë moment qetësinë pavarësisht trazirave që ndodhin në korridorin e selisë blu.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Basha e Rama dy kriminelët më të mëdhenj”, Berisha: Dautaj ishte në ‘çadër’ në 2017

Berisha: Çdo fjalë e Bashës, e pavlerë! Mos ti thërrasë njerëzit kot, i lodh

Kuvendi i 18 Dhjetorit/Berisha: Si anti-mitingu i Ramiz Alisë, e mbushi me kriminelë

‘Brava është peng i pashpresë’/ Berisha: Ai i beson gënjeshtrat që thotë

Ftesa për deputetët! Berisha: Kushdo që e ndjen veten të lirë të na bashkohet

Ku shkoi? Berisha lajmëroi shkresën e shkarkimit, Basha largohet nga mbledhja

Berisha i PRERË: Sot nis vendimi i zbatimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit

Berisha:Bashës do ti dërgohet SHKRESË për shkarkimin, vendimi do zbatohet pa hezitim

Berisha: Lulzim Brava ka tradhëtuar interesin kombëtar, nuk do ta toleroj

VD-E FORTË! Berisha: Mbrëmë u arrestuan të mitur, u keqtrajtuan nga komisariati 2

Berisha: Lulzim Brava ka tradhëtuar interesin kombëtar, nuk do ta toleroj

VD-E FORTË! Berisha: Mbrëmë u arrestuan të mitur, u keqtrajtuan nga komisariati 2

VD-Të gjithë gati për konferencë! Berisha me sytë në iPAD, çfarë po lexon?

Berisha futet në sallën e selisë së PD-së, median e nxjerr jashtë, Noka: Dilni!

ME VIDEO: Plasi në PD! Ishte e kyçur, demokrati hap derën me shkelma, Berisha futet

E PAPRITUR! Sali Berisha me mbështetësit e tij shkojnë në selinë e PD-së

(a.b/k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike berisha ne seline e pd partia demokratike sali berisha berisha ne seline e pd partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll