Aktualitet

Bllokohen mbi 3 mijë lodra për fëmijë, janë plot kimikate të rrezikshme

21 Dhjetor 2021, 21:26 Nga DOSJA
Bllokohen mbi 3 mijë lodra për fëmijë, janë plot

TIRANË – Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Lavdrim Sahitaj ka thënë ditën e sotme se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm kur blejnë lodra për fëmijët.

Ai e dha këtë deklaratë duke theksuar se disa lodra janë të paçertifikuara dhe përmbajnë kimikate të rrezikshme. Sipas tij, në treg janë bllokuar gati 3500 lodra që nuk i përmbushin standardet. Sahitaj thotë se një pjesë e madhe e lodrave përbëhen nga kimikate të rrezikshme siç janë psh ftalatet apo zinku.

“Janë bllokuar afërsisht 3500 lodra vetëm muajin e fundit të cilat janë një sasi jo e vogël. Një vit më parë kemi bllokuar 20.000 të tilla. Për hir të së vërtetës, kemi sjelljen e tregut në standard dhe çdo ditë është përmirësuarr për faktin se importuesit e shumicës janë ndërgjegjësuar që produktet mund të bllokohen dhe shkatërrohen, siç edhe ndodhi. Kryesisht janë të rrezikshme lodrat të cilat kanë elementë kimikë, ftalate, zink, elemente të cilat janë lehtësisht të thyeshme, të gëlltitshme”, tha Sahitaj.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet bota kapen pistoleta lodra lavdrim sahitaj lodra per femije sekuestrohen 10 mije lodra kapen pistoleta lodra lavdrim sahitaj lodra per femije sekuestrohen 10 mije lodra

Sondazh

Poll