Aktualitet

Nga 17 në 4 vite burg, Apeli i Durrësit ul dënimin për nipin e ish-deputetit të PDIU

21 Dhjetor 2021, 21:03 Nga DOSJA
Nga 17 në 4 vite burg, Apeli i Durrësit ul dënimin për nipin

DURRëS – Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të ndryshojë dënimin nga 17 vjet burg në 4 vjet për Mikel Hoxhën, nipin e ish-deputetit të PDIU-së Dritan Bici. Trupa gjyqësore ndryshoi akuzën ndaj Hoxhës nga “Vrasje e rëndë me paramendim, e mbetur në tentativë” në “Plagosje e rëndë me dashje”. Prokuroria e Durrësit kërkoi që të mos reduktohet dënimi për Mikel Hoxhën, por Gjykata e Apelit në Durrës nuk e mori parasysh kërkesën e akuzës. Tashmë, çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë, ku prokurorët e çështjes do të kërkojnë rikthimin e dënimit me 17 vjet burg për Mikel Hoxhën.

Për çfarë ngjarje është dënuar Mikel Hoxha?
Në 6 qershor 2018, Mikel Hoxha plagosi me armë Admir Harunin në sheshin e qytetit të Gramshit. Ngjarja u pa nga disa efektivë të policisë së komisariatit të Gramshit ku raportuan se bashkë me Mikel Hoxhën është parë dhe vëllai i tij duke vrapuar.

Mikel Hoxha u shpall në kërkim nga policia në vitin 2018. Në 23 prill 2021, Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit e dënoi në mungesë Mikel Hoxhën me 17 vite burg duke ngarkuar veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit.”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dritan bici dritan bici

Sondazh

Poll