Aktualitet

Mbyllet dosja e patronazhistëve! Bushati: Heronjtë e fëmijëve e lanë skandalin kopil

21 Dhjetor 2021, 20:29 Nga DOSJA
Mbyllet dosja e patronazhistëve! Bushati: Heronjtë e

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të mbyllë dosjen e skandalit të patronzhistëve. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Andi Bushati në një postim në Facebook, i cili ishte dhe personi që denoncoi skandalin e publikimit të të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve.

Referuar deklaratës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tiranë, Yuri Kim, e cila i konsideroi prokurorët e SPKA si ‘heronj të fëmijëve’, Bushati shton se këta heronj kanë dalë në përfundimin se në skandali e patronazhistëve nuk ka pasur krim zgjedhur dhe pse kurrë nuk kanë hetuar Partinë Socialiste apo në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Sot kisha nje tjeter takim ne Gjykaten e Larte me “heronjte e femijeve tane”, qe gjenden ne SPAK. Por ata jane terhequr nga çeshtja e patronazhiseve. E bukura qe se dhe perfaqesuesi i akuzes nga prokuroria e pergjithshme kerkoi terheqjen duke e lene skandalin kopil. Kjo eshte reforma e re ne drejtesi, ku nje çeshtje fare mire mund te mos i takoje askujt. Dhe e bukura eshte se heronjte e SPAK kane arritur ne konkluzionin se nuk ka krim zgjedhor ndonese nuk guxuan kurre te shkelnin ne PS AKSh,”- shkruan Bushati.

Çfarë ndodhi me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali u zbulua nga Lapsi.al, ku një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, u keduan me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votonin me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranoi të ishte vjedhje e të dhënave personale. Për skandalin e patronazhistëve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka konstatuar se nuk ka pasur konsumim të veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. SPAK ka shpallur moskompetencë për cështjen e patronazhistëve duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës. Sipas tyre, hidhen dyshime se mund të kenë qënë punonjësit që kanë pasur akses në bazën e të dhënave duke keqpërdorur atributet dhe iu janë ofruar në kuadrin ligjor rregullues.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore andi bushati edi rama skandali me te dhenat personale andi bushati edi rama skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll