Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon dekretin e Metës: Zgjedhjet lokale më 30 qershor!

24 Qershor 2019, 06:23 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzon dekretin e Metës: Zgjedhjet lokale më 30

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Me shqyrtimin  e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, ku ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit, Kolegji lë në fuqi këtë datë zgjedhjesh.

Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti.

Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që shqyrtoi kërkesën përbëhej nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, pas largimit të gjyqtarit Gjin Gjoni.

Në përfundim të mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor, Idajet Beqiri tha se partia e tij, Uniteti Kombëtar, do të vijojë garën për zgjedhjet e 30 qershorit, duke e njohur vendimin e Kolegjit si hallkën e fundit ku mund të dërgonte kërkesën për ç’regjistrimin nga zgjedhjet.

(J.V.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes idajet beqiri kolegji zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit dekreti i metes idajet beqiri kolegji zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2019, 20:13

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat ...