Aktualitet

Drogë dhe ndërtim pa leje, arrestohet 25-vjeçari në Berat, procedohen 3 të tjerë

21 Dhjetor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Drogë dhe ndërtim pa leje, arrestohet 25-vjeçari në Berat,

BERAT – Një 25-vjeçar u arrestua sot në Berat për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa 3 persona të tjetër u proceduan për kryerjen e ndërtimeve pa leje. Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçarit K.GJ. u gjetën një sasi droge e llojit “cannabis sativa”.

Ndërkohë, u vendos procecimi i 3 personave: P.M., 63 vjeç, XH.G. 20 vjeç dhe V.R., 44 vjeç. Dy të parët u konstatuan duke ndërtuar një banesë pa leje. 44-vjeçari V.R. rezultoi se po ndërtonte një mur mbajtës pa leje e posaçme të ndërtim.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Berat

Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i’u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
————–
U proceduan penalisht shtetasit P.M., 63 vjeç dhe Xh.G., 20 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi u konstatuan duke ndërtuar një banesë, pa leje ndërtimi, si dhe shtetasi V.R., 44 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur mbajtës, pa leje ndërtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drogë në berat ndertim pa leje drogë në berat ndertim pa leje

Sondazh

Poll