Aktualitet

‘Open Balkan’/ Vuçiç: Serbinë shiheni si shtëpinë tuaj, gati të ulemi me Kosovën!

21 Dhjetor 2021, 12:01 Nga DOSJA
‘Open Balkan’/ Vuçiç: Serbinë shiheni si

TIRANË– Pas firmosjes së 5 marrëveshjeve, liderët e tre vendeve pjesëmarrëse të “Open Ballkan” kanë dalë në një konferencë për mediat, ku edhe kanë shprehur qëndrimin e tyre për çështje të ndryshme. Të trë njëzëri kanë pohuar se të gjitha marrëveshjet do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke shtuar se në 6 muaj e ardhshëm pjesë e nismës do të bëhen edhe Greqia, Hungaria dhe Italia. Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i gatshëm që të ulej në një tryezë me Kosovën, duke pranuar emrin, flamujt dhe simbolet e saj pa asnjë problem.

Sipas tij, nisma e Ballkanit të Hapur është një nismë paqeje që synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në funksion të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së të rinjve. Ndërsa kryeministri Edi Rama shtoi se vendet që nuk bëhen pjesë vetëm do të humbasin kohë, pasi nuk ka kthim pas me këtë nismë. Ndër të tjera, numri një i qeverisë shqiptare tha se Ballkani i Hapur nuk është konspiracion, por çlirimi i forcave të punës nga të gjitha pengesat burokratike dhe zinxhirët e legjislacioneve të ndryshme.

Ndërkohë që Zoran Zaev, në daljen e tij të fundit në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, tha se Ballkani i Hapur nuk është zëvendësues i BE, por një reagim i paaftësisë së Bashkimit Evropian për të përmbushur sfidat dhe për të integruar rajonin e Ballkanit. Në fund, duke marrë parasysh që sot ishte hera e tij e fundit në takimet për nismën, kërkoi që pasardhësi i tij në detyrë të mbante të njëjtin qëndrim, duke mos harruar që t’i dedikonte dhe falenderime Ramës e Vuçiçit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Të punojmë së bashku në emër të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve tanë

Rama: Ballkani i Hapur, çlirim nga të gjitha pengesat burokratike

Simbolet e Kosovës në të njëjtën tryezë me Serbinë?, Vuçiç: Jemi për të ndërtuar ura

Zaev: Ballkani i Hapur, reagim i paaftësisë së BE për të përmbushur sfidat

Open Balkan/ Rama FTON tre shtetet: Greqinë, Italinë dhe Hungarinë i duam në samit

Zbatimi i marrëveshjeve! Rama, Vuçiç e Zaev: Bujqësia e nis nga sot

Gazetari kërkoi përgjigje! Vuçiç ‘ngec’: Nuk e flas dot shqipen, duhet ta mësoj

Zaev: Sot është dita ime e fundit si kryeministër! Në Shqipëri ndihem si në shtëpi

Vuçiç: Ndonjëherë mërzitem, bëjnë thirrje për homologët sikur nuk ekzistojmë pa to

Samiti / Rama: Pas heqjes së barrierave, zerojmë tarifat me Maqedoninë dhe Serbinë

Thirrja e Vuçiç për shqiptarët: Serbinë shiheni si shtëpinë e 2, kam respekt për ju

Berisha e priti me protestë, Vuçiç ‘justifikohet’: S’dua Serbi apo Shqipëri të madhe

Rama hedh poshtë “Procesin e Berlinit”: E dëgjuat Varhelyin? Mbështet nismën tonë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aleksander vucic edi rama open balkan ne tirane zoran zaev aleksander vucic edi rama open balkan ne tirane zoran zaev

Sondazh

Poll