Aktualitet

VD-Basha: Samir Mane me shokë po grabisin pronat në Palasë!

21 Dhjetor 2021, 14:08 Nga DOSJA
VD-Basha: Samir Mane me shokë po grabisin pronat në Palasë!

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar me emër personin që po grabit pronat e qytetarëve të Palasë. Përpara gazetarëve, Basha tha se është biznesmeni Samir Mane ai që bashkë me të njohurit e tij kanë marrë pronat në këtë zonë dhe po ndërton resorte turistike. Sipas Bashës, e njëjta gjë po ndodh dhe me pronat në Jalë që po grabiten nga deputeti Damian Gjiknuri. 

“Të zbardhen skemat e korrupsionit. Dje ka kaluar një tjetër aferë, ligji për investimet strategjike. Që u jep të drejtë oligarkëve të ndërtojnë resorte turistike të pastrojnë paratë e drogës. Ligj i kundërshtuar nga PD. Shfokusimi nga një tjetër betejë. Ne nuk do të pranojmë që shtyrja me dy vjet e këtij ligji të kalojë si diçka rutinë. Do të fillojmë me denoncimin e rastit të Damian Gjiknurit në Radhimë, apo në Jalë me falni ku po grabiten pront e pronarëve për të pastruar paratë e korrupsionit. Po shtohen pronat e grabitura në Palasë nga Samir Mane me shokë,”- tha Basha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Berisha u largua nga selia e PD, Basha del në konferencë për gazetarët

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha me gazetaret 21 dhjetor 2021

Sondazh

Poll