Aktualitet

Atentati ndaj Sadedinajt, gjendet makina e djegur në Fier! Targat ishin të Lushnjes

21 Dhjetor 2021, 14:27 Nga DOSJA
Atentati ndaj Sadedinajt, gjendet makina e djegur në Fier! Targat ishin

FIER– Një makinë e djegur, e gjetur në Darëzezë të Fierit, dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit ndaj Endri Sadedinajt. Policia e Vlorës, e sinjalizuar nga një banor i zonës, ka gjetur mjetin tip “Mazda” të djegur, duke nisur menjëherë nga puna për të çuar në identifikimin e autorëve të krimit. Në momentin kur ka shkuar policia në vendgjarje, automjeti ishte tërësisht i djegur, ndërsa nga kontrolli i imtësishëm, grupi i hetimit nuk ka gjendur asnjë armë apo detaj që mund të zbulonte më shumë detaje lidhur me autorin e ngjarjes.


Mjeti i djegur është i tipit “Mazda”, të dielën e atentatit është kapur nga kamerat e sigurisë në zonën e “Lungomares” në Vlorë, duke lënë të kuptohet se shënjestra e atentatit ndiqej hap pas hapi nga autorët, të cilët kishin planifikuar me detaje vrasjen e tij.

Deri më tani raportohet se targat e mjetit ishin vjedhur në Lushnje, por nuk dihet se sa kohë më parë, për të zbuluar më shumë detaje lidhur me kohën që planifikohej atentati ndaj 34-vjeçarit. Po ashtu, gazetari Elton Qyno bën me dije se gjatë këtyre dy ditëve, Policia ka dashur të marrë në pyetje objektivin e këtij sulmi, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, i riu nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur më 19 dhjetor, pasditen e të dielës në hyrje të garazhit të pallatit ku jetonte. Ndërkohë që në të njëjtën ditë, në Babicë të Vlorës u gjet një tjetër mjet i djegur, që gjithashtu dyshohet se është përdorur për atentatin me lëndë plasëse.

Por që nga ngjarja e 4 viteve më parë, kur iu vendos kallëpi i tritoli poshtë mjetit, Sadedinaj kishte nisur që të ruhej. Madje kohët e fundit kishte “blinduar” veten. Ndërsa një muaj më parë, Policia e Vlorës i kishte sekuestruar një automjet tip “Benz-Mercedes” të blinduar, ai kishte marrë një tjetër nga Roland Shyti, personazh i njohur nga Lushnja. Madje atentati iu bë pikërisht në momentin kur po futej në garazhd për të marrë makinën.  

Vetë Sadedinaj nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por dyshohet se shkak për atentatin ndaj tij është bërë shkak prishjeve të pazareve të drogës. Kamerat e sigurisë në lagjen “10 korriku” kanë kapur një person të maskuar me kapuç në kokë që ka lënë në tokë pakon dhe e ka mbështjellë me karton, por identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

SHIKO EDHE KËTË:

Makinën e ‘blinduar’ ia kishte marrë “Mustaqekuqit”, nga kush ruhej Endri Sadedinaj?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentati i endri sadedinaj vlore atentati i endri sadedinaj vlore

Sondazh

Poll