Aktualitet

Berisha:Bashës do ti dërgohet SHKRESË për shkarkimin, vendimi do zbatohet pa hezitim

21 Dhjetor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Berisha:Bashës do ti dërgohet SHKRESË për shkarkimin,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryedemokratit Lulzim Basha do ti dërgohet shkresa e vendimit të shkarkimit të tij. Gjatë konferencës për gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, Berisha tha se vendimi që do ti dërgohet Bashës është vendimi i marrë nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe do të zbatohet pa hezitim.


Ndërkohë Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë siç ishte referendumi. Ky akt ishte shkarkimi. Si një akt protokollar dhe jo detyrim sepse e shpall para të gjithë shqiptarëve. Deputetit Basha do i dërgohet shkresë për këtë vendim. Komisioni vendosi që të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Vendimi i marrë do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos e imagjinojë t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjë që është mbajtur në historinë e vendit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për këtë vendim. Komisioni do të bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit.‘- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha hyn me forcë në PD, shkelmohet dera, PARALAJMËRIMI: Basha do shkarkohet!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike berisha ne seline e pd sali berisha berisha ne seline e pd sali berisha

Sondazh

Poll