Aktualitet

Basha urdhëron mbledhjen e Këshillit Kombëtar në 23 dhjetor

21 Dhjetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Basha urdhëron mbledhjen e Këshillit Kombëtar në 23 dhjetor

TIRANË – Partia Demokratike do të mbledhë sërish Këshillin Kombëtar më 23 dhjetor. Në njoftimin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në selinë blu, në orën 17:30. 

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment BardhI,”- shkruhet në mesazhin e shpërndarë për anëtarët. 

Ky hap i kryetarit të partisë më të madhe opozitare Lulzim Basha vjen pasi ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha organizoi mbledhjen e Komisionit të Rithemelemit të PD-së brenda godinës së PD-së kur në të njëjtën kohë Basha po mbante konferencë për mediat. Hyrja e Berishës u shoqërua dhe me një incident, pasi një i ri i identifikuar si Fatjon Dauti shpërtheu derën me shkelm. Lideri historik i PD-së deklaroi se do t’i dërgohet kryetarit aktual të selisë blu vendimi i shkarkimit me referendum, i cili u mbajt në 18 dhjetor.

Po në këtë datë, Kuvendi i Jashtëzakonshëm demokrat i thirrur nga Basha vendosi shkarkimin e Berishës nga të gjitha funksionet brenda partisë duke miratuar propozimin e Kryesisë për shkarkimin e të gjithë funksionarëve partiakë që janë të shpallur “non grata” ose preken nga ligji i dekriminalizimit. Situata brenda Partisë Demokratike sa vjen dhe tensionohet me kalimin e ditëve teksa palët duket se po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike keshilli kombetar i pd komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha keshilli kombetar i pd komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha

Sondazh

Poll