Aktualitet

I vetëm në ajrosje, Lefter Koka fotografohet teksa stërvitet në burg

21 Dhjetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
I vetëm në ajrosje, Lefter Koka fotografohet teksa stërvitet

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka duket se është përshtatur me ambientet e qelive të paraburgimit brenda ambienteve të ‘313’. Fotot e publikuara nga Lapsi.al tregojnë Kokën që po bën ushtrime gjimnastikore. Ish-ministri Koka shihet se është vetëm në ambientet e ajrimit dhe siç duket kërkon të mbajë trupin në formë.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është lënë në masën “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në sallën e gjyqit Koka ka hedhur poshtë akuzat, por pa dhënë shumë shpjegime.

Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Fatmir Braka e ka konsideruar politik kallëzimin e nisjen e procesit ndaj të të akuzuarit. Përpara mediave, pas vendimit të GJKKO-së, Braka tha se Koka nuk ka asnjë përgjegjësi si ish-ministër për veprat penale për të cilat akuzohet.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka lefter koka arrestohet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll