Politike

Vokshi: Gratë dhe vajzat shqiptare, të burgosura dhe të dhunuara politikisht

23 Qershor 2019, 21:08 Nga DOSJA
Vokshi: Gratë dhe vajzat shqiptare, të burgosura dhe të dhunuara

Në një postim në rrjetet sociale, Albana Vokshi u ka bërë thirrje institucioneve të BE-së që të reagojnë pasi Shqipëri ka shumë të burgosur politikë. Sipas Vokshi në Shqipëri ka grad he vazja të cilat janë burgosur në mënyrë politike.

Teksa janë mbledhur në Estoni në kuadër të forumit të Grave, Vokshi shkruan se janë krejtësisht të shqetësuar reth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Vokshi shkruan më tej se e ka ngirutr këtë çështje si një problem në forum, duke ankimuar gjithashtu edhe dhunën e ushtruar.

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Ëomen), thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza!

“Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar reth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë!! #Albania #demokraci #eppëomen #AlbanaVokshi #dpa AlbanianDemocratic Party”

Në takimin e rradhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e vecanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.

Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputetja Dhurata Çupi dhe Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata. Ndërsa në Shkodër,?Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave te PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për rrëshqitjen e Shqipërisë në Diktaturë,” –shkruan Vokshi në statusin e saj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi forumi i grve albana vokshi forumi i grve

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2019, 20:13

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat ...