Aktualitet

Makinën e ‘blinduar’ ia kishte marrë “Mustaqekuqit”, nga kush ruhej Endri Sadedinaj?

21 Dhjetor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Makinën e ‘blinduar’ ia kishte marrë

TIRANË– Endri Sadedinaj ra pre e atentatit të dytë ndaj tij, sërish me lëndë plasëse, me ndryshimin e vetëm nga 4 vite më parë. Kësaj here plasi! Edhe pse nuk ka asnjë precedent penal, 4 vite më parë, poshtë mjetit iu la një kallëp tritol, por fatmirësisht e dalloi në kohë, duke i shpëtuar vdekjes. Por 3 ditë më parë, historia u përsërit, e kësaj herë tritoli plasi, duke i shkaktuar lëndime të mëdha në gjymtyrë e fytyrë, por fatmirësisht, babai i një fëmije është gjallë.

Megjithatë që nga ngjarja e 4 viteve më parë, kur iu vendos kallëpi i tritoli poshtë mjetit, Sadedinaj kishte nisur që të ruhej, se nuk kush është ende mister.

Madje kohët e fundit kishte “blinduar” veten!

Ndërsa një muaj më parë, Policia e Vlorës i kishte sekuestruar një automjet tip “Benz-Mercedes” të blinduar, ai kishte marrë një tjetër nga Roland Shyti, personazh i njohur nga Lushnja. Madje atentati iu bë pikërisht në momentin kur po futej në garazhd për të marrë makinën e tij.

Por kush është Roland Shyti?

Shyti, personazhi i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi”, njihet edhe me nofkën “Mustaqekuqi”. Shyti, në vitin 2008, pas 12 vitesh hetime, u dënua me 25 vite burg pasi u shpall i fajshëm për 17 akuza që nga organizatë terroriste, vrasje, grabitje, rrëmbim, etj. Megjithatë duket se pas fitimit të lirisë, mbrohet nga kundërshtarët me mjet të blinduar, madje dhe i huazon për miqtë e tij. Por cila është lidhja mes dy personazheve? Pse ruhej me mjet të blinduar 34-vjeçari Sadedinaj? E ç’është më e rëndësishmja, nga kush?

SHIKO EDHE KËTË:

Atentati ndaj Sadedinajt, gjendet makina e djegur në Fier! Targat ishin të Lushnjes

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentati i endri sadedinaj endri sadedinaj roland shyti atentati i endri sadedinaj endri sadedinaj roland shyti

Sondazh

Poll