Aktualitet

Ngacmonte seksualisht vajzën e gruas së tij, zbulohet EMRI i 57-vjeçarit në Tiranë

21 Dhjetor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Ngacmonte seksualisht vajzën e gruas së tij, zbulohet EMRI i

TIRANË – Një 57-vjeçar është arrestuar ditën për akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së bashkëshortes së tij. Shtetasi Arben Hysko u denoncua nga gruaja e tij për kryerjen e sjelljeve të turpshme ndaj vajzës së saj 16-vjeçare.

I arrestuari do të gjykohet për dy vepra penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ngacmim seksual ngacmim seksual

Sondazh

Poll