Aktualitet

Aksident dhe vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

21 Dhjetor 2021, 15:17 Nga DOSJA
Aksident dhe vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në

TIRANË – 4 persona përfunduan në prangat e policisë së Tiranës për veprat penale lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe aksident.

25-vjeçari E.Sh. u ndalua pasi ka përplasur me makinën e tij një fëmijë 8 vjeç. Sipas informacioneve, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për lidhje të paligjshme elektrike në banesë policia e Tiranës arrestoi 35-vjeçarin V.J.

Dy të rinjtë K.X., 19 vjeç dhe E.R., 20 vjeç u ndaluan pasi u konstatuan se ishin në gjendje të dehur gjatë drejtimit të makinës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. J., 35 vjeç, pasi punonjësit e OSHEE-së në Kamzë, në banesë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. X., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– E. Sh., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore;

– E. R., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me makine aksident me makine

Sondazh

Poll