Aktualitet

VD- Kur Jeta Deda ndiqte pasionet e saj, s’e dinte që një ditë do bëhej drejtoreshë

21 Dhjetor 2021, 16:02 Nga DOSJA
VD- Kur Jeta Deda ndiqte pasionet e saj, s’e dinte që një

TIRANË– Drejtoresha e re e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda e cila e mori postin vetëm një ditë më parë, dëshirën për vëmendje duket se e ka pasur që në fëmijëri. Dhe pse sot ka marrë në duart drejtimin e një institucioni mjaft të rëndësishëm, Deda kur ishte vetëm një vajzë e vogël drejtonte një emision për fëmijë të Televizionin Shqiptar (TVSH).

Madje në videon që ju sjell më poshtë Dosja.al, Deda duket se është mjaft e përqëndruar në detyrën e saj si moderatore. Ajo është mjaft oratore dhe duket se nuk ka aspak druajtje nga kamerat.

Mirëpo, karrierën Deda nuk e ka lënë me kaq.

Në kanalin e saj në Youtube, drejtoresha e AKU-së ka publikuar video të ndryshme ku shihet se është edhe folëse në një nga kishat katolike të kryeqytetit, konkretisht në Katedralen e Shën Palit. Siç duket Jeta Deda ka pasur dhe një përkushtim ndaj fesë.

Por, ndërkohë që Deda zhvillonte pasionet e saj mbi televizionin dhe fenë, Zoti ndoshta ‘qeshte’, pasi kishte të tjera plane për të. Por, vetë Deda nuk e dinte që një ditë do të bëhej drejtoreshë e AKU-së.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore jeta deda jeta deda

Sondazh

Poll