Aktualitet

Mallra kontrabandë në Kakavijë, arrestohen dy persona, procedohen dhe dy doganierë

21 Dhjetor 2021, 16:04 Nga DOSJA
Mallra kontrabandë në Kakavijë, arrestohen dy persona, procedohen

GJIROKASTËR – Dy shoferë autobusi u arrestuan ndërsa dy doganierë të pikës kufitare të Kakavijës u proceduan për kalimin e mallrave kontrabandë me vlerë 8 mijë euro. Sipas informacioneve të policisë së Gjirokastrës, 31-vjeçari Gj.V. dhe 50-vjeçari E.Xh. kishin futur në autobusin e tyre mallra të padeklaruara në doganë si: veshje, produkte kozmetike dhe 40 steka me cigare.

Për këtë ngjarje u proceduan dhe dy doganierët Y.R., 50 vjeç dhe E.H., 47 vjeç për shkak se kanë lejuar kalimin e këtyre mallrave të paregjistruar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë dy drejtuesit e autobusit që transportonte mallrat.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kakavijes doganieret mallra kontrabande dogana e kakavijes doganieret mallra kontrabande

Sondazh

Poll