Bota

Kardinalët kritikë Papës: Të mos heshtet për ngacmimet seksuale, njerëz të Kishës abuzojnë me pushtetin

20 Shkurt 2019, 09:38 Nga DOSJA
Kardinalët kritikë Papës: Të mos heshtet për ngacmimet

Dy kardinalë të njohur të Kishës Katolike kanë bërë thirrje për përfundimin e asaj që ata e quajnë “plagë homoseksuale”, dhe u kanë bërë thirrje peshkopëve që t’i japin fund heshtjes mbi rastet e abuzimit seksual.

Kardinalët Raymond Burke, nga SHBA dhe Walter Brandmuller nga Gjermania refuzojnë që rastet e abuzimit janë rezultat i “klerikalizmit”. Sipas tyre një grup njerëzish të Kishës abuzojnë me pushtetin e tyre.

“Plaga e axhendës homoseksuale është përhapur brenda Kishës, promovuar nga rrjetet e organizuara dhe të mbrojtura nga një klimë bashkëpunimi dhe një komploti heshtjeje”, thanë ata.

Në një letër të hapur, ata gjithashtu nxjerrin këtë si një kritikë të hapur të hapur ndaj Papës.

Kjo kritikë vjen në prag të një samiti të peshkopëve në Romë për të diskutuar rastet. Samiti i jashtëzakonshëm është thirrur nga Papa si një përpjekje për t’u marrë me skandalet e seksit që trondisin Kishën.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abuzimet seksuale të priftërinjve papa abuzimet seksuale të priftërinjve papa

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2019, 09:32

Bizneset me pasaporta të BE forcojnë populistët

Bashkimi Europian ndjek shembullin e Perandorisë Romake, që u jepte të huajve nënshtetësinë, për të rritur ndikimin mbi popujt fqinjë. Premtimi për zgjerimin e ...

Bota 19 Shkurt 2019, 17:50

BANGLADESH- Autoritetet e Bangladeshit kanë bllokuar pothuajse 20,000 faqe interneti si pjesë e një lufte të nisur kundër pornografisë.Lajmi është bërë i ditur ...