Sport

Godin i thotë lamtumirë Cagliarit: “Kam vendosur të largohem. Më pas do të flas”…

21 Dhjetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Godin i thotë lamtumirë Cagliarit: “Kam vendosur të

ITALI – Një histori dashurie që zgjati disa muaj dhe tashmë ka disa kohë që ka marrë fund. Diego Godin dhe Cagliari janë gati të thonë lamtumirë. Lojtari, i shpallur si një nga hitet më të mëdha në historinë e klubit në shtator të vitit 2020, tani ka mosmarrëveshje me presidentin Tommaso Giulini dhe drejtorin sportiv Stefano Capozucca.

Në orët e fundit klubi sard e ka lënë jashtë skuadrës qendrëmbrojtësin për ndeshjen e radhës kundër Juventusit, si dhe Caceresin tjetër lojtar uruguajan. Të dy konsiderohen ndër “fajtorët” e parë në humbjen 4-0 ndaj Udineses në ‘Unipol Domus’.

Revolucioni kuqeblu i shpallur nga drejtori sportiv Capozucca, i cili duhet të shërbejë për të rinisur edhe një herë sprintin e Sardenjës për shpëtim, çoi në reagimet e para të atyre që ishin të përfshirë drejtpërdrejt. Diego Godin, në fakt, foli për “Radio Sport 890” në Uruguaj: “Çfarë ndodhi me mua dhe Caceres? Në realitet asgjë nuk ndodhi, do të doja të flisja për të gjitha detajet, por tani nuk mundem.

Do të largohem nga klubi dhe është e qartë që do largohem nga skuadra. Nuk bëhet fjalë për mungesë profesionalizmi apo respekti, por një situate e komplikuar nga ana e Cagliarit, e cila nuk është e tanishme, por që daton një vit më pare dhe do të kishte shumë gjëra për të thënë. Kushedi se në 10 ditë, ose dy javë, mund të tregojë gjithçka me kënaqësi”.

Godin është rikthyer dhe bëri edhe në rinovimin e fundit me Cagliarin, kur vendosi të ulë pagën duke zgjatur kontratën deri në vitin 2024: “Tashmë kam vendosur të largohem nga klubi, disa javë më parë rinovova për t’i bërë një nder klubit, por unë tani po reflektoj për mundësinë e largimit në janar”.

Mes momentit kompleks me kuqeblutë dhe ndryshimit të drejtimit teknik në kombëtaren uruguajane me fundin e epokës Tabarez, Godin iu rikthye edhe të ardhmes së tij: “Atletico Madrid apo do të kthehet në La Liga tashmë në janar? Le t’i shohim këto ditë, ne po punojmë për të ardhmen dhe më pas do të flasim si për situatën në Cagliari, ashtu edhe për klubin tim të ri. Dua të them që as Caceres dhe as unë nuk e kemi shpërfillur ndonjëherë Cagliarin. Ka një situate më të komplikuar atje.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport caceresin tjetër lojtar uruguajan cagliari janë gati të thonë lamtumirë diego godin fitoren e interit ndaj cagliarit mançesterin dhe cagliarin caceresin tjetër lojtar uruguajan cagliari janë gati të thonë lamtumirë diego godin fitoren e interit ndaj cagliarit mançesterin dhe cagliarin

Sondazh

Poll