Sport

Mertens i shqetësuar: “Do të doja të luaja më shumë, por…”

21 Dhjetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Mertens i shqetësuar: “Do të doja të luaja më

ITALI – Mbrëmjen e së dielës në ‘San Siro’, lojtari i Napolit, Dries Mertens, qëndroi në stol për gati një orë, duke hyrë vetëm në çerekun e fundit të ndeshjes së madhe kundër Milanit, të cilën të kaltrit e fituan 1-0.

Belgu pati edhe mundësinë për të dyfishuar, por nuk arriti të mposhtë Maignan. Pas fishkëllimës së trefishtë, Mertens shprehu shqetësimin e tij për “Sportmediaset”: “Po luaj pak më pak, por nëse i shikoj golat e shënuar për minutat e luajtura, po bëj mire, – shtoi ai. – Sigurisht, do të doja të luaja më shumë, por le të shohim…”.

Të mërkurën, Napoli do të kthehet në fushë për t’u përballur me Spezian në ‘Maradona’ dhe trajneri Spalletti ndoshta do t’i japë hapësirë, ​​pasi belgu deri më tani ka grumbulluar vetëm 12 ndeshje, duke shënuar 5 gola në Serinë A. Por duhet thënë gjithashtu se ai ka luajtur pak sepse shpesh ishte edhe i dëmtuar.

Sulmuesi është një idhull i tifozëve napolitanë, pasi është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e klubit dhe nuk ka ndërmend t’i japë fund kësaj historie të bukur dashurie me Napolin. Kontrata e tij skadon në qershor, por klubi i ka ofruar një klauzolë për rinovim edhe për një sezon.

Dëshira e Mertens është e qartë: “Rinnovimi? Duhet të shohim, sepse marrëveshjet bëhen gjithmonë në dy”,- përsëriti sulmuesi italian. –Unë jam këtu për nëntë vjet dhe jam mirë. Shpresoj të vazhdojmë, nëse jo, do të shtrëngojmë duart, do t’ju falënderoj për gjithçka që ka qenë dhe do të iki me një buzëqeshje”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit dries mertens edhe sulmuesi anësor i napolit lojtari i napolit në ‘san siro’ “diego armando maradona” i napolit dries mertens edhe sulmuesi anësor i napolit lojtari i napolit në ‘san siro’

Sondazh

Poll