Sport

Arrestohet Jean Alesi në Francë: dëmtoi me “shaka” pronën e kunatit me eksploziv

21 Dhjetor 2021, 15:04 Nga DOSJA

FRANCE – Jean Alesi, një ish-pilot i Formula 1, u ndalua në Avignon, ku u dëgjua nga policia për shpërthimin e një fishekzjarri të madh në dritaren e zyrës së kunatit të tij. “Jean Alesi u arrestua pasditen e së hënës, për dëmtim të pronës së të tjerëve me eksploziv!”,- tha zëvendësprokurori i Nimes, Antoine Wolff.

Ngjarjet ndodhën në Villeneuve-le’s-Avignon, qyteti i ish-pilotit 57-vjeçar të Ferrarit. Policia ishte thirrur të dielën rreth orës 22 nga banorët e lagjes, të shqetësuar nga zhurma e një shpërthimi. Në sajë të numrit të targës të shënuar nga një fqinj, policia ka mundur të konstatojë se mjeti i parë në vend, para se të largohej me dritat e fikur, i përkiste José Alesi, vëllait të ish-shoferit, i cili u arrestua.

Dje, ish-shoferi i kokëkuqes (1991-1995) shkoi në komisariat, ku pastroi të vëllanë, duke shpjeguar, se ai ishte në makinë me djalin dhe një shok të këtij të fundit dhe se kishte rrëshqitur me një fishekzjarr të madh të blerë në Itali “në kornizën e një dritareje në zyrën e arkitektit të kunatit të tij, pa e imagjinuar të ketë shkaktuar një dëm të tillë”,- sqaroi zv.prokurori.

Alesi ka shpjeguar, se ai ka dashur vetëm të bëjë një “shaka të keqe” me kunatin e tij, i cili po ndahet nga motra, duke u siguruar që të mos ketë në polemika me të?!

Francezi garoi në F1 nga 1989 deri në 2001, me Tyrrell, Ferrari, Benetton, Sauber, Prost dhe Jordan. Mbeti në zemrat e shumë fansave të Ferrarit për stilin e tij të guximshëm dhe spektakolar të drejtimit, ai fitoi një garë në kampionatin botëror dhe fitoi 32 podiume (16 me Maranellon, ku ai garoi midis 1991 dhe 1995).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 1 për sezonin 2021 jean alesi në historinë e kampionateve në formula 1 një ish-pilot i formula 1 formula 1 për sezonin 2021 jean alesi në historinë e kampionateve në formula 1 një ish-pilot i formula 1

Sondazh

Poll