Sport

“3 milionë dëmshpërblim”/ Tjetër goditje për Wandën, ish-punonjësja zbulon: Pashë…

21 Dhjetor 2021, 12:02 Nga DOSJA
“3 milionë dëmshpërblim”/ Tjetër goditje

ARGJENTINË-Nga Argjentina vijnë akuza të reja të rënda ndaj Wanda Narës. Pas denoncimit të pastrimit të parave paraqitur nga Fundación por la Paz, një ish-punonjëse drejtoi gishtin drejt saj, duke folur për nënshtrim, ngacmim, dëm moral si dhe punë të paligjshme.

Sipërmarrësja argjentinase u denoncua nga një ish-punonjëse, Analía Alvarado, e cila ka punuar për të në vitet 2012 dhe 2014. Gruaja argjentinase 40-vjeçare bëri deklarata të rënda kundër Wanda Narës gjatë një emisioni.

Analía Alvarado filloi të punonte për Wanda Nara kur kjo e fundit po përballej me ndarjen nga bashkëshorti i saj i parë, Maxi Lopez. Një moment i vështirë që gruaja e kujton me zhgënjim dhe hidhërim: “Ajo u soll keq me mua dhe me partnerin tim.” Ish-punonjësja akuzoi sipërmarrësen argjentinase se e kishte shtyrë të bënte deklarata të rreme kundër ish-partnerit: “Ata donin që ne të thoshim gjëra të këqija për Maxin Lopez të cilat nuk ishin të vërteta. Ata donin ta fusnin Maxin në burg dhe të mos i shihte fëmijët e tij”.

Gruaja, e cila kishte akuzuar tashmë Wanda Narën në vitin 2016, do të kishte bërë një ankesë për disa kohë, por vetëm tani drejtësia do të kishte arritur në konkluzionin përfundimtar. Sipas raportimeve nga Gonzálo Vázquez, gazetar i transmetimit Intrusos, dokumentet e padisë ngritur nga ish-punonjësja ka edhe një kërkesë për dëmshpërblim prej 3 milionë pesos.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport icardi wanda nara icardi wanda nara

Sondazh

Poll