Sport

Presioni i klubeve, Infantino vendos një datë të re për Kupën e Afrikës

21 Dhjetor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Presioni i klubeve, Infantino vendos një datë të re për

AFRIKË-Mungon vetëm zyrtarizimi, që do të vijë të mërkurën e 22 dhjetorit, por tashmë është e sigurtë: Kupa e Afrikës do të shtyhet për në muajin shtator.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vendosur që të mos zhvillohet turneu kontinental që duhet të fillonte 9 janarin e ardhshëm në Kamerun. Kishte kaq shumë presion nga klubet e mëdha evropiane, me frikën e ndonjë përhapje të Covid-19, gjë që çoi në thirrjen e një takimi urgjent të CAF (konfederatës afrikane) në Doha.

Krahas presionit nga pjesë të ndryshme, FIFA dëshiron të shmangë mbivendosjen mes Kupës së Afrikës dhe Botërorit të Klubeve, planifikuar më datë 3-12 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe. Presidentët e federatave të ndryshme kombëtare afrikane nuk duan që të shtyjnë turneun, por Patrice Motsepe, përfaqësuesi më i lartë i CAF (që është shumë pranë Infantinos) është i prirur drejt shtyrjes për në shtator.

Ka shumë gjasa që pozicioni i tij të jetë ai që do të mbizotërojë në fund, edhe sepse federatat afrikane kanë çdo interes që të mbajnë mirë mardhëniet me FIFA-n.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fifa infantino kupa e afrikes fifa infantino kupa e afrikes

Sondazh

Poll