Sport

Fëmija i pestë do të lindë në Madrid, ja pse Hazard nuk do të largohet në janar

21 Dhjetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Fëmija i pestë do të lindë në Madrid, ja pse Hazard nuk

SPANJË-Eden Hazard mund të refuzojë një transferim të mundshëm në janar për arsye familjare. Gruaja, në fakt, është në pritje të fëmijës së pestë dhe çifti do të donte që fëmija të lindte në Madrid, ose kështu pretendon shtypi spanjoll. Kjo do të thotë se klube si Chelsea, Newcastle, Lille dhe Juventus, do të duhet të presin të paktën deri në merkaton e verës.

Belgu, që nga transferimi i tij në vitin 2019, nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe sipas Sport, Real Madrid e ka humbur durimin dhe duan ta largojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë Realit i ka munguar një detaj: shtatzënia e gruas së Edenit.

Trajneri Carlo Ancelotti pret që belgu të bëhet një armë shtesë për gjysmën e dytë të sezonit nëse ai qëndron në Madrid: “U desh pak kohë për të hyrë në ndeshje. Ai doli më mirë në pjesën e dytë. Ai nuk është mësuar të luajë në krahun e djathtë, por nga brenda ka kombinuar mirë me Karim Benzema. Mund të jetë një tjetër armë në gjysmën e dytë të sezonit”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport hazard real madrid hazard real madrid

Sondazh

Poll