Sport

Zbarkon Policia Financiare, prokuroria nis hetimet për fitimet kapitale të Interit

21 Dhjetor 2021, 15:22 Nga DOSJA
Zbarkon Policia Financiare, prokuroria nis hetimet për fitimet kapitale

ITALI – Policia Financiare sot ka marrë dokumente në zyrat e Interit, si pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Milanos mbi fitimet kapitale të klubit zikaltër për vitet 2017/19.

Më 9 dhjetor, ‘flakët e verdha’ kishin dërguar një raport në Prokurorinë të Milanos, duke theksuar disa çështje kritike në pasqyrat financiare të Interit, në lidhje me operacionet e lidhura me një duzinë lojtarësh jo të nivelit të lartë.

Sot, me urdhër të zv.prokurorit. Giovanni Polizzi, i cili hapi hetimet e koordinuar nga zv.prokurori Maurizio Romanelli, ata u paraqitën në selinë e Interit për të marrë dokumentacionin për të gjitha fitimet kapitale të deklaruara në dy pasqyrat financiare. Interi nuk ka komentuar tani për tani, por së shpejti besohet se duhet të lëshojë një shënim zyrtar.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “international champions cup” as te milani apo interi në zyrat e interit nga prokuroria e milanos mbi fitimet kapitale një raport në prokurorinë të milanos policia financiare “international champions cup” as te milani apo interi në zyrat e interit nga prokuroria e milanos mbi fitimet kapitale një raport në prokurorinë të milanos policia financiare

Sondazh

Poll