Sport

I ra shorti ndaj PSG në kupë, çmenden lojtarët e ekipit të kategorisë së tretë

21 Dhjetor 2021, 09:16 Nga DOSJA
I ra shorti ndaj PSG në kupë, çmenden lojtarët e ekipit

FRANCË-Kupa e Francës është gjithashtu shpesh skena e sfidave të pazakonta dhe të papritura midis gjigantëve të Ligue 1 dhe disa ekipeve provinciale. Shorti ka vendosur që “David-i” i radhës që do të sfidojë “Goliathin” të jetë Vannes (Divizioni i tretë), skuadër që do të duhet të përballet me PSG.

Një përballje ku nuk do të ketë surpriza, por që për lojtarët e Vannes është shumë më tepër se një ëndërr. Këtë e dëshmon edhe reagimi i tyre në momentin e shortit, të përjetësuar në një video dhe të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

La réaction des joueurs du @VOC_officiel après le tirage au sort des 16es de finale de la #CoupedeFrance, qui affronteront le @PSG_inside ou Feignies-Aulnoye, filmée par notre envoyé spécial @jll1435 ! pic.twitter.com/5CqpFakYb5

— Ouest-France Sports (@sports_ouest) December 19, 2021

“Tifozët e Vannes, a keni fjetur mirë? Nuk keni ëndërruar mbrëmë, klubi Vannes Olympique është në raundin e parë eliminator të Kupës së Francës dhe do të përballet me Paris Saint-Germain!”, thuhet në një postim të publikuar në profilin zyrtar në Twitter të klubit të kategorisë së tretë. “Do të jetë si organizimi i një koncerti të Rolling Stones”, tha presidenti Maxime Ray, duke shpresuar të jetë në gjendje të presë gjigantët parizianë në stadiumin e tij prej 9500 spektatorësh.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll