Bota

Gjendet i vdekur deputeti rus, pranë tij ndodhej arma e gjuetisë

21 Dhjetor 2021, 12:43 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur deputeti rus, pranë tij ndodhej arma e gjuetisë

RUSI- Deputeti në qytetin rus Magadan, i përfshirë në një rast gjuetie pa leje, u gjet i vdekur me plagë nga armë zjarri. Mediat e huaja raportojnë se trupi i Aleksandër Kramarenkos u gjet të dielën në mbrëmje dhe po kryhet një kontroll zyrtar për vdekjen e tij. Hetuesit nuk përjashtojnë vdekjen e dhunshme apo vetëvrasjen.

Në muajin qershor, Komiteti Hetues nisi një hetim kundër Kramarenkos pasi një foto e bërë në Chukotka u publikua në Instagram. Fotoja tregonte Kramarenkon duke mbajtur një pushkë gjuetie dhe duke qëndruar në mes të një fushe bore, ku duket se ishin vendosur rreth 200 zogj të egër të ngordhur për të shfaqur fjalët “Chukotka 2021” dhe formën e zemrës.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandar kramarenkos deputeti rus rusi aleksandar kramarenkos deputeti rus rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2021, 11:35

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 në Kaliforni

SHBA-  Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së. CNN raporton...