Bota

Kremlini: Mercenarë amerikanë po përgatisin incident me armë kimike në Ukrainë

21 Dhjetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Kremlini: Mercenarë amerikanë po përgatisin incident me armë

MOSKË – Kremlini zyrtar ka lëshuar një sërë akuzuash ndaj Shteteve të Bashkuara, që sipas Rusisë, po përgatit një provokim përmes përdorimit të armëve kimike në Ukrainën Lindore.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi këtë të martë se kompanitë private amerikane po punojnë në disa qytete të Ukrainës Lindore për të shkaktuar incidente me lëndë kimike. Sipas tij, janë më shumë se 120 punonjës amerikanë që operojnë në këtë rajon dhe punojnë me forcat speciale ukrainase.

Kontejnerët me “përbërës kimikë të paidentifikuar” janë dorëzuar në qytetet Avdeevka dhe Krasny Liman në Donbass për të organizuar provokime, tha Shoigu, në takimin e bordit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku mori pjesë edhe Presidenti rus, Vladimir Putin.

Marrë nga themoscowtimes.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ministri rus i mbrojtjes perplasja rusi shba sergei shoigu ministri rus i mbrojtjes perplasja rusi shba sergei shoigu

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2021, 11:35

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 në Kaliforni

SHBA-  Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së. CNN raporton...