Bota

Turqia kërcënon Greqinë: Nëse na detyroni do të pushtojmë Selanikun

21 Dhjetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Turqia kërcënon Greqinë: Nëse na detyroni do të

TURQI- Këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yigit Bulut ka kërcënuar hapur Greqinë. Bulut me anë të një postimi në Twitter ka shprehur se nëse Turqia vazhdon të sulmohet në çdo fushë , do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar. Mediat greke shkruajnë se “nacionalistët turq pranë presidentit Rexhep Tajip Erdogan kanë aspirata për pushtimin e Selanikut si rrugëdalje nga problemet e tyre” thuhet në artikull.

Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar” shkruan Bulut në një postim në Twitter.

Intelektuali i njohur turk në mërgim Mehmet Efe Çaman e interpreton kërcënimin si mesazh për të larguar vëmendjen nga rënia e vazhdueshme e lirës.

Kryekëshilltari i Erdoganit, Bulut, po kërcënon botën me zgjerim pas zhvlerësimit të vazhdueshëm të lirës”- shkruan ai.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota konflikti turqi-greqi mehmet efe çaman presidenti rexhep tajip erdogan konflikti turqi-greqi mehmet efe çaman presidenti rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll