Bota

Rënie rekord e lirës turke, tregëtarët: Jemi të traumatizuar

21 Dhjetor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Rënie rekord e lirës turke, tregëtarët: Jemi të

TURQI- Lira turke ka prekur një rekord të ri të ulët në krahasim me euron dhe dollarin duke humbur më shumë se 7% të vlerës së saj. Mediat e huaja shkruajnë se Bursa e Stambollit pezulloi negociatat njësoj si një javë më parë në përpjekje për të kufizuar dëmet e shkaktuara nga rënia e monedhës vendase. Rënia është pasojë e drejtpërdrejtë e aktivizimit të politikave të vendosura nga presidenti turk Erdogan.

Tregtarët e përjetojnë si traumë këtë situatë pasi askush nuk ishte përgatitur për një situatë të tillë dhe çmimet e materialeve parësore nuk janë aspak të qëndrueshme. Pavarësisht pasojave negative, Erdogan vijon të mbrojë zgjedhjet e tij dhe hedh poshtë kritikat që i vijnë nga bota e sipërmarrësve, të cilët i bëjnë apel që të rrisë taksën e interesit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota lira turke rexhep tajip erdogan lira turke rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2021, 11:35

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 në Kaliforni

SHBA-  Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së. CNN raporton...