Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 në Kaliforni

21 Dhjetor 2021, 11:35 Nga DOSJA

SHBA-  Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së. CNN raporton se tërmeti ndodhi afër Kepit Mendocino pranë kontesë Humboldt dhe u ndje deri në San Francisko dhe Chico, Kaliforni.

Një pastrim i madh është duke u zhvilluar në një dyqan ushqimor të vogël në Ferndale, Kaliforni, ku fotot tregojnë shishe vere të thyera dhe bukë, drithëra dhe sende të tjera të rëna në korridor.

Ekipet e emergjencave janë duke vlerësuar dëmet dhe fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar ose dëmtime katastrofale.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kaliforni termet ne shba kaliforni termet ne shba

Sondazh

Poll