Bota

Shkaktonin kancerin/ Tërhiqen nga tregu 30 shampo ‘Pantene’ dhe ‘Herbal Essence’

21 Dhjetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Shkaktonin kancerin/ Tërhiqen nga tregu 30 shampo ‘Pantene’ dhe

SHBA- Kompania ‘Procter & Gamble’ ka tërhequr më shumë se 30 produkte për kujdesin e flokëve, duke përfshirë shumë shampo dhe zbutës flokësh. Mediat e huaja raportojnë se tërheqja nga tregu i produkteve është bërë, pasi ato mund të përmbajnë “benzen” që shkakton kancer.

“Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me thithje nga goja dhe përmes lëkurës dhe mund të rezultojë në kancere, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut të palcës së eshtrave dhe çrregullime të gjakut të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën,”– njofton Procter & Gambl.

Shitësve me pakicë u është kërkuar të heqin produktet nga raftet e dyqaneve. Klientët e P&G me produktet në shtëpinë e tyre mund të marrin një rimbursim të plotë përmes një formulari në internet. Vlen të theksohet se ky është njoftim i dytë brenda këtij muaji që kërkon tërheqjen e produkteve në fjalë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 21 Dhjetor 2021, 11:35

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 në Kaliforni

SHBA-  Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së. CNN raporton...