Bota

VD-Pronari i nevrikosur hedh në erë makinën e Tesla-s bashkë me kukullën e Elon Musk

21 Dhjetor 2021, 10:56 Nga DOSJA
VD-Pronari i nevrikosur hedh në erë makinën e Tesla-s bashkë

SHBA- Një pronar i një makine ‘Tesla Model S’ ka hedhur në erë makinën e tij bashkë me një kukull të Elon Musk. Mediat e huaja raportojnë se pronari ishte i tronditur nga kostoja e lartë  e ndërrimit të baterisë.

Pronari tha se kishte humbur besimin te kompania pasi iu kërkuan të paguante 20,000 euro për baterinë e re të makinës. Burri nuk donte të paguante shumën masive prandai kontaktoi me komentues të tjerë në rrjet dhe bashkë me ekspertët e eksplozivëve të kanalit Pommijätkät, organizuan shfaqjen e shpërthimit të makinës me eksplozivë.

 

 

A post shared by Tuomas Katainen (@bbombsu)

Para shpërthimit, një kukull me fytyrën e Elon Musk, u vendos në karrigen e shoferit. Kukulla ishte sjellë me helikopter dhe u lëshua në dëborë nga lartësia. Ai kishte qenë mes blerësve më të hershëm të modelit Tesla Model S, që kanë dalë në shitje në 2012, kështu që i kishte skaduar garancia.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota elon musk kompania tesla pronari hedh ne ere makinen elon musk kompania tesla pronari hedh ne ere makinen

Sondazh

Poll