Bota

VD/Prag tragjedie në Gjermani, kamioni përplaset me autokolonën ushtarake amerikane

21 Dhjetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
VD/Prag tragjedie në Gjermani, kamioni përplaset me autokolonën

BAVARI – Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e djeshme në Gjermani, ku një kamion u përplas me një autokolonë ushtarake amerikane në një autostradë në shtetin gjerman të Bavarisë, duke bërë që disa automjete të përfshihen nga flakët.

Një zëdhënës i policisë tha se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e flakëve, ndërkohë tetë anëtarë të ushtrisë amerikane si pasojë e asfiksisë u dërguan në një spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Sipas policisë, ngjarja nuk shihet si një sulm i qëllimshëm, por besojnë se ngjarja ishte një aksident.

Kamioni u përplas me një nga tre automjetet ushtarake amerikane dhe në mesin e autokolonës ishte një cisternë me 2500 litra karburant avioni, e cila për fat të mirë nuk u ndez. Ishte e paqartë se si kamioni gjerman mund të kishte hyrë në kolonë, ndërsa sipas njoftimeve të policisë të hënën, shoferi i kamionit vdiq në incident dhe kabina e tij u shkatërrua. Zjarri është shuar me shpejtësi, por autostrada është mbyllur në të dy drejtimet.

Zëdhënësi i bazës ushtarake amerikane në Grafenwoehr, Donald Wrenn, fillimisht tha se nuk kishte raporte për ushtarë amerikanë të plagosur, duke shtuar se tetë megjithatë ishin dërguar në një klinikë për një kontroll mjekësor. Tre automjetet e ushtrisë amerikane thuhet se po udhëtonin përgjatë autostradës kur u ndanë nga pjesa tjetër e kolonës së tyre dhe u tërhoqën në anë të autostradës.

Marrë nga de.euronews.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aksident në gjermani kamioni ushtria amerikane aksident në gjermani kamioni ushtria amerikane

Sondazh

Poll