Aktualitet

VD-Rama: Në fund të shkurtit kemi takimin tjetër, jeta është e bukur në Ballkan

21 Dhjetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
VD-Rama: Në fund të shkurtit kemi takimin tjetër, jeta

TIRANË– Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se samiti i ardhshëm i ‘Open Balkan’ do të zhvillohet në muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut. Gjatë mbledhjes së ‘Open Balkan’ në Tiranë, Rama u shpreh se jeta është e bukur në Ballkan pasi mund të ndodhë çdo gjë, ndryshe nga ç’mund të ndodhë në BE.


‘Uroj që në fund të shkurtit  kur të kemi takimin tjetër në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e universiteteve të vijnë dhe të nënshkruajnë. Po kështu për të pasur një bashkëpunim që të komunikojnë me BE. Do të doja që të dy ministrat që folën të sigurohen që në fund të shkurtit të kemi sa më shumë lajme të mira për t’ju dhënë qytetarëve për sa i përket kufirit. Të udhëtojnë thjesht, asnjë barrierë jo tarifore e tarifore. Jeta është e bukur në Ballkan cdo gjë mund të ndodhë, nuk është si në BE që e di se çdo ndodhë.

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ në Tiranë/ Varhelyi: Mbështesim nismën. Rama e Vuçiç: Epokë e re!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll