Aktualitet

U shkarkua nga Rama! Fatos Tushe tërhiqet nga ankimimi në Kushtetuese

21 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
U shkarkua nga Rama! Fatos Tushe tërhiqet nga ankimimi në Kushtetuese

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka hequr dorë nga ankimi në Gjykatën Kushtetuese. Ditën e sotme ishte parashikuar që të zhvillohej seanca, në orën 11:00.

Ish-kryebashkiaku Tushe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra me vendim të qeverisë. Tushe u arrestua pak kohë më parë nga SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderin e kanalit vaditës në Lushnjë.

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fatos tushe fatos tushe

Sondazh

Poll