Aktualitet

VD-‘Open Balkan’! Nënshkruhen marrëveshjet mes 3 Qeverive

21 Dhjetor 2021, 11:05 Nga DOSJA
VD-‘Open Balkan’! Nënshkruhen marrëveshjet mes 3 Qeverive

TIRANË– Sot u nënshkruan 5 marrëveshjet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria, Maqedonia e Veriu dhe Serbia firmosën marrëveshjet e rëndësishme në kuadër të nismës ‘Open Balkan’. Nga pala shqiptare, ishte ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ajo e cila vuri firmën në marrëveshjet e dakordësuara.


Këto janë 5 marrëveshjet e nënshkruara:

1. Marrëveshje mbi kushtet për lëvizjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Niveli i Firmëtarëve: Liderët

2. Marrëveshje për interkoneksionin e skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Niveli i firmëtarëve: Liderët

3. Marreveshje mbi bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, ushqimin dhe sigurinë ushqimore dhe kushtet fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Bujqësisë

4. Marrëveshje mes qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)
Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

5. Marreveshje mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

LAJMI KRYESOR: ‘Open Balkan’ në Tiranë/ Varhelyi: Mbështesim nismën. Rama e Vuçiç: Epokë e re!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike open balkan ne tirane open balkan ne tirane

Sondazh

Poll