Aktualitet

EMRI / I dënuar për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 67-vjeçari në Fier

21 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
EMRI / I dënuar për kultivim të lëndëve narkotike,

FIER – Vihet në pranga një 67-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Gramoz Spahiun 67-vjeç, i cili është dënuar me 4 vite dhe 2 muaj burg nga Gjykata e Fierit.

Në pranga është vënë edhe një person tjetër, E. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili kërkohej për vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Vihen në pranga 2 shtetas, një prej të cilëve i dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gramoz Spahiu, 67 vjeç, banues në Cakran, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2020, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier gramoz spahiu arrestim ne fier gramoz spahiu

Sondazh

Poll