Aktualitet

Aksion në autostradë! Me drogë në makinë, dy të rinjtë tentuan t’i shmangen Policisë

21 Dhjetor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Aksion në autostradë! Me drogë në makinë, dy të

DURRËS- Dy persona kanë rënë në pranga, pasi i kapën duke transportuar lëndë narkotike të cilën e kishin fshehur në arka bananesh. Në pranga ka rënë 30-vjeçari Mariglen Nozlli, i cili drejtonte automjetin dhe 36-vjeçari Gazmend Rica, banues në Burrel.

Të dy këta persona kanë tentuar të largohen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit të vendosura në pikë kontrolli në aksin rrugor Tiranë- Durrës. Gjatë kontrollit në automjet policia ka sekuestruar 8.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit:

Policia Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 8.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.  Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e transportonin me automjet. Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit Operacional Durrës, që janë të vendosura në pikë kontrolli në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet tip “Benz” transportonte lëndë narkotike, kanë intensifikuar kontrollet duke kontrolluar imtësisht çdo automjet të dyshuar. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike në automjet, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit. Patrullat e Policisë Rrugore dhe shërbimet e tjera të DVP u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. N., 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë (drejtues i mjetit) dhe G. R., 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet). Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(E.H-A.B/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet droge durres operacion anti droge droge durres operacion anti droge

Sondazh

Poll