Aktualitet

Shqyrtimi i statutit të Berishës!U tërhoq, gjykata kthen mbrapsht kërkesën e Zhukrit

21 Dhjetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Shqyrtimi i statutit të Berishës!U tërhoq, gjykata kthen mbrapsht

TIRANË– Gjyqtari Agron Zhukri të cilin e përgjodhën ‘goglat’ për të shqyrtuar e gjykuar ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë. Kërkesa e tij nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës, duke ia kaluar sërish çështjen me detyrim dhe procedurat e shqyrtimit gjyqësor.

NJOFTIMI:

Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri. Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates. Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqesor.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statuore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me këtë hap të ndërmarrë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së synon të legalizojë çdo ndryshim të miratuar në Kuvend, por duhet zgjedhur gjyqtari. Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Çështja është regjistruar dy ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike agron zhukri sali berisha agron zhukri sali berisha

Sondazh

Poll