Bota

Nxënësit qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e urbanëve në Greqi, plagoset shoferi

21 Dhjetor 2021, 08:26 Nga DOSJA
Nxënësit qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e

GREQI – Një grup nxënësishkanë thyer dritaret e autobusëve të transportit publik duke plagosur dhe një nga shoferët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ndërsa mësohet se shoferi po i jepte autobusit në momentin që u qëllua rëndë me gurë. Për pasojë, është thyer xhami i derës së shoferit dhe ka mbetur i plagosur në shpatull.

“Të panjohurit i hedhin gurë apo edhe vezë autobusëve ndërsa janë në lëvizje, me pasagjerë brenda”, tha shoferi për ngjarjen. Sipas tij, ngjarja e fundit ka ndodhur të dielën, ndonëse ndërkohë ishte njoftuar edhe policia, qysh në mbrëmjen e së enjtes kur shoferi mbeti i plagosur.

Ky nuk është sulmi i parë sipas autoriteteve sepse incidente të tilla kanë qenë të njëpasnjëshme kohët e fundit.

Vihet re se për këtë çështje është njoftuar edhe autoriteti komunal i komunës së Thermit dhe sipas informacioneve, kryetari i komunës Theodoros Papadopoulos ka kërkuar me një shkresë nga Sektori i Sigurisë së Thermit që të trajtohet rasti për të identifikuar autorët e këtyre sulme të pazakonta dhe të rrezikshme.

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të grumbulluara nga Seksioni i Sigurimit të Thermit, autorët duket se janë një grup prej katër, pesë, nxënësish të mitur të zonës.

Marrë nga protothema.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll