Aktualitet

‘Shpejt lekët!’/ Me kapuç e thikë! Grabitet institucioni i kredisë në Peshkopi

21 Dhjetor 2021, 09:56 Nga DOSJA
‘Shpejt lekët!’/ Me kapuç e thikë! Grabitet

DIBËR– Grabitet nën kërcënimin e një armë, një institucion dhëniesh kredie në qendër të qytetit të Peshkopisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person i maskuar me kapuç, e me një thikë në dorë ka hyrë brenda paraditen e sotme dhe nën kërcënimin e armës, ka kërkuar nga punonjëset paratë e arkës. Por shifra e saktë e shumës së grabitur nga arka ende nuk dihet.

Pas largimit të autorit, punonjësja e institucionit ka dhënë alarmin, ndërsa Policia ka nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. Për të ndihmuar hetimin janë marrë edhe pamjet e institucionit, ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli të pikat hyrëse dhe dalësë të qytetit.

“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë,  një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po  këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll